Space X ka problem me tualetet në kapsula

Space X ka disa probleme me tualetet nëpër kapsula, që duhet ta zgjedh para se të lëshohet një tjetër me katër astronautë.


Kompania amerikane dhe NASA, duan të sigurohen që rrjedhja e tualetit nuk do të rrezikojë kapsulën që do të lëshohet të dielën nga qendra hapësinore Kennedy.

Gjatë fluturimit të parë privat të kompanisë Space X gjatë muajit të kaluar, gypi është shpërthyer duke bërë që të ketë rrjedhjeve të urinës nëpër ventilatorë dhe nën dysheme, ka bërë të ditur Ëilliam Gersteinmeyer, zëvendëspresidenti i Space X që dikur ka punuar për NASA-n.

I njëjti problem është zbuluar së fundmi brenda kapsulës Dragon në stacionin hapësinor, kështu të paktën pranoi William para gazetarëve të hënën mbrëma.

E si zgjidhje afatgjatë, Space X ka salduar gypin për derdhjen e urinës që gjendet brenda kapsulës më të re të kompanisë, që ekuipazhi amerikano-gjerman e ka quajtur Endurance.

Sa i përket kapsulës Dragon në orbitë, nën pllakat e dyshemesë është gjetur sasi e urinës që besohet të jetë e miliarderit dhe tre personave tjerë që realizuan së fundmi një fluturim treditor.