Të drejtë vote në këto zgjedhje lokale kanë gjithsej 1 milion e 824 mijë e 864 persona, shkruan Alsat. Sot do të votojnë 1899 të burgosur, 351 persona në shtëpitë e pleqve dhe 6 të shpërngulur të brendshëm. Po ashtu sot pritet të edhe  7.921 personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe 476 persona në izolim ose persona që janë diagnostikuar me Covid-19.  Janë gjithsej 80 komuna dhe qyteti i Shkupit si dhe 3480 vendvotime në të gjithë vendin.