Përpara fundit politik Ziadin Sela po rrëshqet gjithnjë e më poshtë. Kësaj here e teproi. Ai e ka humbur torruan dhe mendimet e errëta po e çojnë drejt fyerjeve ndaj një njeriu që mbi të gjitha i dha kaq shumë në jetën politike si shumë të tjerëve. Ali Ahmeti i dha ortakut të Mickovskit edhe lirinë e fjalës, i dha edhe lirinë e vërtetë kur ai ikte në skutat më të errëta në 2001-shin,atëherë kur mund të shiheshin heronjtë e vërtetë.Dhe tani kjo fjalë e lirë që Ali Ahmeti i dha Selës, ky i fundit tejkaloi çdo kufi ofendimi.Kjo është dëshpëruese për një politikan që flet për ” ndryshimin” me këtë fjalor mesjetar që do ti kthehet bumerang të dielën e afërt.
Sela nuk çlirohet dot nga nga mentaliteti i vjetëruar i atyre politikanëve sepse ai mbetet i njëjti brum, një politikan në dukje i ” moderuar” a në fakt jo i njëjtë prapa kuintave. Por kësaj rradhe ai shpërtheu, për të treguar se sa e ka verbuar lufta për pushtet. Ai shkoi kësaj rradhe aq larg sa kundërshtarin e tij Ali Ahmetin e quajti të lajthitur.
Sela e shpërfaqi nga thellësia se deri ku arrin hakmarrja e tij ndaj të tijëve për të mbetur i vetmi i ” pastër” dhe qëndrimi gatitu ndaj palës tjetër që tashmë kanë një ortakëri politike dhe shpesh zërin e tij të brendshëm e përzien me zërin e liderit të palës tjetër. Ai e plotëson atë që nuk e thotë partneri i tij Mickovski që së shpejti pritet të del në pension politik gjithashtu.

Sela është poashtu përpara fundit politik sepse ai në mllefin që ka brenda koalicionit kur sheh se si po i ikin njerëzit me ndikim në javën e fundit të garës sic ia bënte ai vetë dikur Menduh Thaçit, mundohet këtë ta shpreh që mos i mbetet peng ndaj një figure siç është Ali Ahmeti. Ta quash atë të lajthitur, është gjëja më e mbrapshtë e mundshme dhe historia ka treguar se me fjalor të tillë të ulët e fyes, dënimi të vjen përmes votës. Sela në fakt ka kohë që dënohet përmes votës por ai po reziston përmes intrigave politike duke luajtur gjithnjë rolin e viktimës madje edhe duke u arsyetuar në zgjedhjet që ia ” vjedhin” vetëm të qëndrojë në postin që e ke vështirë ta heqësh.
Mllefi i Selës ndaj Ali Ahmetit me këtë fjalor të ulët që kurrë lideri i BDI-së nuk e ka thënë për të tjerët , është sepse ai e mund politikisht, njerëzisht, ia merr qytetin , e tmerron të garojë sërish në Strugën e tij etj etj.Ali Ahmeti për Selës është i lajthitur sepse ky i fundit është si kënga e Mjelmës që para se të ikë përgjithmonë, e këndon e dëshpëruar po këngën e fundit .Sela të dielën e këndon “këngën” e dëshpëruar dhe mbaron politikisht bashkë me liderin e tij të VMRO-së.
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, e ka quajtur të lajthitur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, në lidhje me idenë që partia e këtij të fundit ka për presidentin shqiptar. “Ju lutem mos i merrni minutazh këtij emisioni shumë të rëndësishëm për qytetarët, për të komentuar lajthitjet dhe gënjeshtrat e radhës të një njeriu që po lajthit dita e ditës. Kaq do të them”, u shpreh ai. /TetovaSot/