SKANDAL / Kandidati i Butelit nga VMRO-ALEANCA dhe ALTERNATIVA Darko Kostovski hap fushatën me këngë kundër shqiptarëve (VIDEO)

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, ALEANCËS dhe Alternativës për komunën e Butelit ka qenë njeriu që ka udhëhequr turmën në protesta duke brohoritur thirrje antishqiptare siç janë frazat e tyre të njohura mirë tashmë “le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar” dhe “Maqedoni e pastër etnike”, shkruan opinionshqip.live


Kujtojmë se VMRO-DPMNE është në koalicion me ALEANCËN e Ziadin Selës dhe Alternativën e Afrim Gashit të cilët as që i bën HESAP si partnerë.

Prijësi me atlete ngjyrë të kuqe është Darko Kostovski, kandidati i përkrahur nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi që të udhëheqë me gati 50 për qind të popullatës së Butelit që përbëhet nga shqiptarët e cili në një video që po qarkullon në rrjetet sociale duke ofenduar e fyer shqiptarët dhe duke brohoritur thirrje antishqiptare.