Kandidati i pavarur për Komunën e Kumanovës sonte ka thënë se nuk i duhen votat shqiptare sepse ai ka përkrahjen e mbi 70% të maqedonasve.

Ai këtë e ka theksuar sonte në një tubim në “Ajduçka Çeshma.”

“Po thonë ti je nacionalist, nuk do të votojnë shqiptarët. Po nuk dua të më votojnë, do të dalin 70% e maqedonasve dhe fitoj, do të bëj gjithçka për lagjet maqedone”, ka theksuar Dimitrievski.