Shiu i paparë i ka shndërruar rrugët e kryeqytetit në lumenj të dalë nga shtrati dhe Piazza Duomo-n në një liqen.

Një burrë ka humbur jetën në Gravina di Catania i mbytur, ndërsa dilte nga makina e tij, nga ujrat e rrëmbyeshëm të krijuar nga stuhia që ka prekur prej orësh kryeqytetin dhe provincën.

Situata është rënduar edhe nga ujërat e rreshjeve të derdhura në qytet nga fshatrat, si edhe nga ndërprerja e energjisë elektrike që ka goditur qendrën historike.