ShSKUK: Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 90 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.


Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së 41 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe tre në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor, njofton Klankosova.tv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 26 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë.