Botërori më afër se kurrë për Shqipërinë. Kuqezinjtë kanë arritur një fitore të madhe ndaj Hungarisë, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.


Ishte Armando Broja sërish heroi i Shqipërisë që shënoi golin e fitores.

Broja u inkudruan në lojë në minutën e 66-të, kurse në të 80-tën Broja realizoi golin e fitores 1:0 duke e përfunduar vet aksionin.

Ai shënoi golin e fitores edhe në Shqipëri ndaj Hungarisë, duke u treguar vendimtar në dy ndeshje “jetike” për kuqezinjtë.

Paraprakisht, Myrto Uzuni i pati dy raste të mira shënimi, por nuk ia doli.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Anglia në vendin e parë dhe një më shumë se Polonia e vendit të tretë