Ky person që sipas Antiterrorit shqiptar prezantohet si Abu Rumaisa, dyshohet se mund të jetë nje ekstremist fetar, i cili jo vetëm ka folur përmes rrjeteve sociale kundër simboleve të një vendi, por gjithashtu ka nxitur urrejtje dhe grindje kundër shqiptarëve.


Antiterrori përmes nje oficeri të kontaktit i kërkon Gjermanisë të identifikojë personin që sipas tyre poshtëron simbolet e vendit tonë. Nga të dhënat ai nuk ka hyrë asnjëherë në Shqipëri.

Imami nën hetim , sipas burimeve të Antiterrorit jo vetëm lëshon thirrje kundër flamurit shqiptar , por njëherazi e konsideron heroin kombëtar Skënderbeun si simbol kundër myslimanëve. Ky shtetas është verifikuar nga dy njësi, Antiterrori dhe krimet kibernetike dhe mbas rezultateve , për shkak të deklaratave ekstremiste është angazhuar për identifikimin e tij edhe pala gjermane.