Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona kanë humbur betejën me COVID, ndërkaq janë shënuar 672 raste të reja.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar, ndërkaq janë 7 mijë e 431 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 494 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172 mijë e 958 që nga fillimi i pandemisë.