Shqipëri, 8 viktima dhe 413 infektime të reja me COVID

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 413 infektime të reja, ndërsa kanë ndërruar jetë 8 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID të Shqipërisë po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.


Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.