Shpërthim në laboratorin kinez, vdesin dy persona

Një shpërthim që ndodhi të dielën në një universitet të famshëm kinez i la të vdekur dy persona dhe i plagosi nëntë të tjerë.


Ngjarja tragjike ndodhi në Universitetin e Aeronautikës dhe Astronautikës në Nanjing, i cili njihet për prodhimin e teknologjisë aeronautike, shkruan South China Morning Post.

Shpërthimi ndodhi pak para orës 16:00 në kampusin e rrugës Jiangjun.

“Dy persona u vranë dhe nëntë u plagosën. Shkaku i shpërthimit është duke u hetuar”, tha zjarrfikësja e qytetit në faqen e saj zyrtare të Weibo.