Një shpërthim me bombë ka ndodhur ditën e sotme pranë një xhamie shiite në qytetin verilindor të Afganistanit, Kunduz, duke shkaktuar të paktën 40 viktima, sipas një zyrtari taleban.


Sipas dëshmive dhe Associated Press, besohet se numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm të jetë më i lartë se sa është raportuar . Sipas raporteve, besohet se janë 100 viktima dhe 200 të plagosur.

Deri më tani, asnjë person nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, sidoqoftë që kur talebanët kanë marrë kontrollin në Afganistan sulmet nga militantët e grupit të “Shtetit Islamik” kundër tyre janë shtuar.