Shkup: Arsimtari rrah nxënësin në shkollë

Në rrjetin social “Tik-Tok” është postuar një video ku shihet se si në një klasë një mësues godet me shuplakë një nxënës. Sipas videos, ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butel të Shkupit. Incidenti u konfirmua nga drejtori. Mësuesi ligjëron gjuhën angleze, ndërsa nxënësi është në klasën e shtatë. Rasti është denoncuar në polici dhe sipas procedurave mësuesi do të dalë para komisionit disiplinor.