Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se lindja ka rëndësi të madhe në intelegjencën e fëmijës.

Sipas tyre, foshnjat e lindura natyrshëm kanë një IQ më të lartë se ata të lindur me prerje cezariane.

Arsyeja është proteina UCP 2, e cila ndikon në inteligjencën, dhe niveli i saj është më i lartë në trurin e fëmijëve të lindur natyrshëm ose fëmijëve të lindur me prerje cezariane nëse lindja ka filluar natyrshëm.

Kujtesa afatshkurtë dhe afatgjatë e një fëmijë, dhe më vonë gjatë rritjes, ndikon nga kjo protein, e cila është vendimtare për nivelin e inteligjencës.

Rezultatet konsiderohen të rëndëisshme, pasi në dekadën e fundit ka pasur një zgjerim të lindjes cezariane.

Lindja cezariane u mundëson grave që të përcaktojnë ditën dhe orën e lindjes së fëmijës.

Gjinekologët në përgjithësi pohojnë se kur një grua shtatzënë hyn në muajin e nëntë dhe fëmija formohet, nuk ka rëndësi kur ajo do të lindë dhe do të caktojë një operacion cezarian sipas gjykimit të saj ose dëshirës së nënës së ardhshme.

Sidoqoftë, shkencëtarët tani kanë vërtetuar se kjo ka efekt negative në inteligjencën e foshnjave.

Studimi është kryer nga University of Bergen.