Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin e tanishëm të Kosovës, Bernard Challandes.


“Ne duke pas parasysh objektivet tona e falënderojmë për punën që e ka bërë trajneri Challandes”.

“Sot kemi vendos me e ndërpre bashkëpunimin”, ka thënë federata.

Ndërkohë Challandes tha se është i zhgënjyer me vendimin, pasi që ka kaluar mirë me ekipin.

“Mbase për ju mediat primar ka qenë rezultati, por për mua ka qenë zhvillimi i lojës në ekip”.

“Ju mendoni se në këtë grup do të merrni 25 pikë? Jo jo jo”.

“Nuk jam i lumtur me vendimin qe ka ardhur sot, por jam i lumur me bashkëpunimin që kam bërë me presidentin dhe anëtarët e tjerë të federatës, për mua si trajner ka qenë mundësi e mrekullueshme për të punuar me këtë federatë”.

“Nuk jam i inatosur, vetëm i mërzitur, shpresoj të kthehem këtu për të parë lojëra të mira të Kosovës”.

“Duhet të jeni të durueshëm, nuk është vendim i mirë, por shpresoj për më të mirën për Kosovën”.

https://www.youtube.com/watch?v=qM_MSBl3pnQ