Kandidati për qytetin e Shkupit nga LSDM Petre Shilegov deklaroi se është shpallur tender për autobus të shpejt në qytet. Ai theksoi se po realizohet ëndrra 40 vjeçare e qytetit për të pasur një bus-tramvaj. Tha se sistemi i Sistemit Bas Rapid Tranzit do të jetë më ekologjik modern dhe i shpejt.

“Me krenari mund të them se sot është shpallur tenderi për realizimin e Sistemit Bas Rapid Tranzit. Me këtë ne bëjmë një hap të madh drejt performancës së transportit publik modern, ndaj mjedisit, i shpejtë dhe efikas. Në vetëm katër vjet ia dolëm, ne po realizojmë ëndrrën 40-vjeçare të Shkupit për një tramvaj, duke siguruar një sistem më mirë se tramvaji, sipas kushteve që ofron Shkupi i sotëm”, deklaroi Peter Shilegov – kandidat për Qytetin e Shkupit nga radhët e LSDM-së.