Vazhdojmë me prezantimin e zgjidhjeve për të cilat tani më po punohet në qytetin tonë dhe që do të mundësojnë qytetit tonë deri në vitin 2024 të bëhet metropol e vërtet evropiane, zgjidhje që mundësojnë zgjidhje për kaosin e komunikacionit në qytetin tonë, zgjidhje që mundësojnë komunikacion më të shpejtë urban në Shkup, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Petre Shilegov kandidat për mandatin e dytë për qytetin e Shkupit nga LSDM-ja dhe koalicioni.


“Në Momin Potok më 20 korrik filluan punët ndërtimore të qarkores së madhe ku po përpunohet edhe për dy muaj e gjysmë arritëm të hyjmë në fazën e punëve tokësore. Bëhet fjalë për përpunimin e qarkores e cila nga “Hubo market”, në nëntë metra e ngritëm bulevardin me qëllim që të ndërtohet rrethrrotullim i madh që do të mundësoj, për shkak të lartësisë së tij 9 metra, drejtimin e bulevardit “Nikolla Karev” të cilin e lëshuam në përdorim këtë vit, në fakt nuk ka semafor dhe me qëllim të mundësojmë qarkullim pa pengesë të komunikacionit, por mes tjerash është e rëndësishme edhe qarkullim pa pengesë e biçikletave, duke pasur parasysh se kjo do të përpunohet edhe ura e parë për biçikleta në qytetin tonë”, tha Shilegov.

Duke përfaqësuar infrastrukturën, nënvizoi Shilegov, kemi hedh themelet e Shkupit i cili po zhvillohet në këtë pjesë të qytetit dhe me këtë do të vendosim fund urbanizimit të pakontrolluar të pjesës së banuar të qytetit. Ai theksoi se këto lëvizje të guximshme, revolucionare, vendime dhe zgjidhje në këtë qytet mund të bëhet kryeqendër evropiane.