Me projektin Smart siti Shkupi do të bëhet qyteti i parë në shtet ku qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë vet do të vendosin se ku dhe si investohen paratë e tyre. Përmes aplikacionit “Shkupi im” në telefonin e tyre celular, shkupjanët do të mund të votojnë për propozime, të definojnë prioritete dhe me atë vetë të krijojnë politika në qytet, paralajmëroi Petre Shilegov kryetar aktual i Qytetit të Shkupit dhe kandidat për mandatin e dytë të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.