Kursimet e qytetarëve në banka shënon rritje në kontinuitet edhe në kohë të pandemisë. Qytetarët në banka ruajnë 4.7 miliardë euro theksojnë nga asociacioni bankar, me rastin e shënimit të 31 tetorit, ditës botërore të kursimit. Bankierët u rekomanduan qytetarëve të mos ruajnë paratë në shtëpi, por të investojnë në banka, sepse në këtë mënyrë ndihmojnë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Sipas të dhënave të fundit të shpallura në shtator të vitit 2021 edhe më tej kemi rritje në kontinuitet të depozitave, që do të thotë se kursimi dhe rritja e depoziteve të popullatës janë edhe më tej të pranishme. Edhe pse kemi diogjitalizimin e bankave edhe më tej bankierët janë ata që duhet ofertat tua sqarojnë klinetëve dhe të posedojnë aftësi të mira komunikuese.”, tha Maja Stevkova Shterieva, kryetare e Asociacionit Bankar Maqedonas.

“Ata qytetarë që ende mbajnë paratë e tyre jashtë sistemit bankier, do tu themi se ato humbin vlerën e tyre. Për këtë arsye është me rëndësi që paratë ti investojnë në banka, ti deponojnë sepse bankat i alokojnë këto para në bizneset që kanë nevojë për paratë e tyre dhe kjo do të thotë se do të hapin vende të reja të punës.”, tha Fatmir Besimi, ministër i finansave.

“Kursimi privat edhe përskaj recesionit të thellë ose ka qenë stabil ose ka shënuar rritje. Edhe përskaj recesionit të ardhuarat nuk përjetuan goditje të rëndë, pjesërisht edhe për shkak të masave fiskale për përkrahje të tregut të punës, ruajtjen e vendeve të punës dhe përkrahja e pagave.”, tha Ana Mitrevska, viceguvernatore.

Me rastin e ditës botërore të kursimit u ndanë edhe mirënjohje për 33 bankier të cilat kanë treguar rezultate në punën e tyre.