Situata me Covid 19 në kopshtet e fëmijëve është stabile, ka deklaruar ministrja e punës dhe Politikës sociale Jagoda Shahpaska.


Kopshtet ishin ndër institucionet e para të cilat u hapën vitin e kaluar, me crast u dëshmua se kopshtet janë ndër objektet më të sigurta për përkujdesjen e fëmijëve të moshës parashkollore.Sipas të dhënave nga minisria e Punës dhe Politikës Sociale për momentin vetëm 9 të punësuar janë regjistruar positiv me covid 19, dhe 6 fëmijë.

Tani për tani nuk është planifikuar të bëhet skriningu- edhe në kopshte.Gjithsej 79% e të punësuarve janë të vaksinuar, edukatoret dhe përkëdhelëset janë me përqindje më të madhe të vaksinimit deri në 78%.

Prania e fëmijëve në kopshte është e rregullt, si dhe rrespektimi i masave dhe protokolleve po shkon sipas rregullave, ka deklaruar ministrja Shahpaska.