Ziadin Sela, ka lënë të hapur idenë për një shumicë të re parlamentare pas zgjedhjeve lokale në vend, shkruan Alsat.

Lideri i ASH-së, ka thënë në “Magazina Ekonomike” se, LSDM dhe BDI, do të humbin zgjedhjet, dhe sipas tij, me këtë e humbin çdo kredibilitet moral për të vazhduar dhe qeverisur me popullin. Pikërisht për këtë, sipas Selës, pritjet e opozitës janë që të ketë qeveri të re.

“Shumica e re parlamentare është e mundshme, sepse LSDM dhe BDI, do të humbin zgjedhjet, dhe me këtë e humbin çdo kredibilitet moral për të vazhduar dhe për të qeverisur me popullin. Atyre do u merret pushteti ditën e zgjedhjeve lokale dhe pritjet e opozitës janë që të ketë qeveri të re – shumicë të re parlamentare”, u shpreh Sela.