Salihu: Deri kur media të tilla do të manipulojnë qytetarët e Shkupit?

Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu, sot në rrjetet sociale ka publikuar një shembull të qartë se si një media, në këtë rast e afërt me VMRO-në, tenton të manipulojë qytetarët duke publikuar fotografi të vjetra dhe të paraqitura në opinion si të reja.

Në postimin e tij në Twitter ai pyet: “Deri kur media të tilla do të manipulojnë qytetarët e Shkupit? Lajmi i sotëm nga Infomax prezantohet si ekskluziv dhe fotografia e përdorur është padyshim e vjetër. Për shembull, te fotografia e re të cilën personalisht shkova ta bëj shihet se trotoari është tërësisht i ndryshëm #FakeNews ”

Të gjithë tekstin mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:
https://twitter.com/salihu_valon/status/1453309758576992260?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1453309758576992260%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazeta.mk%2Fsalihu-deri-kur-media-te-tilla-do-te-manipulojne-qytetaret-e-shkupit%2F