Sadi Bexheti, kandidat për kryetar të Tetovës nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) sot të drejtën e tij të votimit në zgjedhjet lokale i realizoi në vendvotimin 1928 në SHF “Naim Frashëri”.

“Votuam edhe sot është një ditë e bukur. Me atë që do të ketë dy kandidatë që do të garojnë në raundin e dytë. Do të jetë shumë me rëndësi t’i shohim rezultatet, u shpreh falënderim shumë juve mediave dhe qytetarëve që më mbështetën. Pres zgjedhje korrekte dhe demokratike. Shpresojmë se këto do të jenë zgjedhjet më të mira deri më tani”, deklaroi Sadi Bexheti.