Sadi Bexheti: Nuk është fundi i botës, në rrethin e dytë shkon Kasami dhe Arifi

Kandidati i PSDH-së për kryetar të Tetovës, Sadi Bexheti ka deklaruar se nuk është fundi i botës dhe se në rrethin e dytë sipas informacioneve të tij në rrethin e dytë do të shkojnë Lëvizja Besa me Bilall Kasamin dhe Bashkimi Demokratik për Integrim me Teuta Arifi.

“Në rrethin e dytë do të shkojnë Besa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim”, tha Bexheti.

Shtoi se “ai vetë hyzmetin” ia ka bërë, por qytetarët “zgjodhën të votojnë Fatmirin”.

“Sigurisht se ne jemi munduar, por pushteti e ka fuqinë”, tha Bexheti në studion e hapur në TV21.

Sipas tij më shumë vota ka marrë Arifi.

Por kur u pyet se cilin e sheh si opsion më të mirë, ai tha se “Kasami ka premtuar shumë, por përparësia e Teutës është se ajo është në pushtet dhe do të ketë votat e maqedonasve”.