Komuna e Vrapçishtit nga një komunë e uzurpuar dhe e mbyllur për qytetarët do të kaloj në një komunë e qytetarëve dhe për qytetarët e kjo do të ndodh vetëm kur në krye të kësaj komune do të qëndroj Nebi Rexhepi kështu nga tubimi në Negotinë të pollogut porositi Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.


Në paraqitjen e tij para qytetarëve kandidati i kësaj partie Nebi Rexhepi shpalosi një program plot jetë për një komunë më ndryshe, investimet në infrastrugturë, parqe dhe gjelbrim ishte njëra ndër pikët kryesore të Rexhepit i cili nuk la pa përmendur arsimin, kulturën dhe zhvillimin turistik të komunës duke e cilësuar si një komunë me pasuri më të mirë natyrore në të cilën përfshihet edhe parku kombëtar Mali Sharr. Rexhepi për dallim nga Shabani nuk harxhj kohën duke u marrë me oponentët të cilët edhe pse në pushtet lokal për katër vjet nuk realizuan as 5% të premtimeve parazgjedhore të vitit 2017.

Rexhepi ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij përpara qytetarëve dhe me këtë dëshmoj  se kuadrot të cilët Bashkimi Demokratik Për Integrim i ka mbështetur për të qenë udhëheqës të një komune janë njerëz me vlera morale e mbi të gjitha mendje të ndritura të cilët do të përparojnë vendbanimet e komunave tona.

Deklarata e Nebi Rexhepit në linkun më poshtë

https://fb.watch/8to2EhXzCc/