Për fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nevojitet të paktën një e treta nga votuesit e regjistruar të dalin në votim në komunën e caktuar dhe që njëri nga kandidatët të fitojë shumicën e votave. Ata të cilët nuk zgjidhen sot e vazhdojnë betejën në balotazh, të caktuar pas dy javësh. Sipas Kodit Zgjedhor, fitues është ai që siguron shumicën e votave nga votuesit të cilët kanë dalur në votim . Por duhet që dalja në vendvotime të jetë të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të komunës përkatëse.

Nëqoftëse në raundin e parë të votimit për zgjedhjen e kr yetarit të komunës, përkatësisht të Qytetit të Shkupit, nuk del një e treta e trupit votues në komunën përkatëse, që vlen edhe për Kryeqytetin, atëherë konform ligjit përsëritet e gjithë procedura elektorale. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk ka shumicën e votave, atëherë raundi I dytë përsëritet në afat prej 14 ditësh, që në rastin konkret është 31 tetori. Në raundin e dytë, shkojnë vetëm dy kandidatë me më shumë vota në raundin e parë. Zgjedhja e këshilltarëve mbyllet në raundin e parë dhe ndarja e mandateve përllogaritet sipas sistemit, formulës, së Dontit.