Rrahja e nxënësit në Butel, Policia ka marrë në pyetje arsimtarin

Nga MPB njoftuan për TV21 se sot në ora 15:45 në stacionin e policisë në Çair, drejtoresha e shkollës fillore në Butel, përmes një letre me shkrim ka njoftuar policinë në lidhje me videon që është përhapur në rrjetin social tik-tok, ku shihet duke u rrahur një nxënës.
Nga atje bëjnë me dije se MPB do të marr masa për pastrimin e rastit, ndërsa gjatë ditës së sotme veçmë janë marrë në pyetje personat e involvuar, ndërkohë është njoftuar edhe prokuroria publike.