Roboti artist Ai-Da arrestohet në Egjipt, u akuzua si spiune!

Ai-Da u akuzua si spiune britanike dhe u mbajt në qeli për dhjetë ditë. U desh ndërhyrja e ambasadës britanike për ta liruar


Ligjet e ashpra të egjiptit nuk ndalen. Këtë herë, megjithatë, nuk ishte një burrë ai që u arrestua, por një robot. Krijesa artificiale në fjalë quhet Ai-Da dhe është krijuar dy vite më parë në Britaninë e Madhe nga dy inxhinierë nga Oksfordi. Karakteristika e saj dalluese është që ajo është artiste. Gruaja robot, në fakt, është e famshme në botë për pikturat e saj, të bëra në liri të plotë. Ai-Da ishte në Kajro për të marrë pjesë në ekspozitën e artit bashkëkohor “Forever is Noë”, por me të mbërritur në aeroport ajo u ndalua dhe u arrestua. Roboti është cilësuar si një rrezik sigurie nga rojet egjiptiane pasi kishte kamera të instaluara në sytë e saj.Ai-Da u akuzua si spiune britanike dhe u mbajt në qeli për dhjetë ditë. U desh ndërhyrja e ambasadës britanike për ta liruar

Ligjet e ashpra të egjiptit nuk ndalen. Këtë herë, megjithatë, nuk ishte një burrë ai që u arrestua, por një robot. Krijesa artificiale në fjalë quhet Ai-Da dhe është krijuar dy vite më parë në Britaninë e Madhe nga dy inxhinierë nga Oksfordi. Karakteristika e saj dalluese është që ajo është artiste. Gruaja robot, në fakt, është e famshme në botë për pikturat e saj, të bëra në liri të plotë. Ai-Da ishte në Kajro për të marrë pjesë në ekspozitën e artit bashkëkohor “Forever is Noë”, por me të mbërritur në aeroport ajo u ndalua dhe u arrestua. Roboti është cilësuar si një rrezik sigurie nga rojet egjiptiane pasi kishte kamera të instaluara në sytë e saj.