RMV, JANË ADMINISTRUAR MBI 1.554.372 MILIONË VAKSINA ANTI-COVID

RMV, JANË ADMINISTRUAR MBI 1.554.372 MILIONË VAKSINA ANTI-COVID
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme, janë administruar gjithsej 9.307 doza vaksine, nga të cilat 1.830 janë administruar si doza e parë, ndërsa 196 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, transmeton Telegrafi.

Nga MSH thonë se deri më 13 tetor, gjithsej janë vaksinuar 797.214 qytetarë, prej të cilëve 756.176 me dy doza, ndërsa 982 qytetarë me tre doza.

“Janë vaksinuar 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç, ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë është 47% e popullsisë së rritur, me dy doza 45% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të administruara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë kanë marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH.