Infrastrukturë moderne rrugore, ka premtuar kandidati i BDI-së kryetar komune të Vrapçishtit, Nebi Rexhepi. Nga sheshi I Negotinës ai prezentoi disa nga projektet e tija të cilat parashohin rikonstruim të rrugëve ekzistuese, rrugë të reja dhe ndërtim të shesheve të disa fshatrave. Në mbështetje të kandidaturës dhe premtimeve të Rexhepit, ishin edhe një delegacion qeveritar dhe bashkëpartiak të tij, para të cilëve Rexhepi premtoi se Vrapçishtin nga komunë rurale do ta shndërrojë në komunë urbane.


Të gjitha këto projekte mund të realizohen vetëm përmes agjendës së gjelbër të BDI-së, tha Bekim Rexhepi, zv.ministër i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, i cili premtoi mbështetje të plotë për kandidatin e BDI-së.

Drejtori i rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi nënvizoi se pos këtyre projekteve, bashkëpartiakun e tyre do ta mbështesin edhe për gjithçka tjetër që do të lind si nevojë gjatë mandatit të tij katër vjeçar.

Janë projekte dinjitoze që ne gjithësesi që si institucione shtetërore do ti përkrahim, prandaj ftojë popullatën e Vrapçishtit të mbështesin fuqishëm kandidatin e BDI-së, tha zv.drejtori i Agjencionit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rurual, Remzi Abdullahi.

Rexhepi me bashkëpartiakët e tij janë ndaluar për të biseduar edhe me banorët e Negotinës, për të dëgjuar nga afër nevojat e tyre.