Barcelona është mposhtur me rezultat 2-1 në Camp Nou në El Casico, me golat e Alabas dhe Vasuqez, para se Aguero të shënonte golin ngushëllues për ‘blaugranasit’ në minutat shtesë.
‘Blaugrana’ pësuan disfatën e katërt radhazi ndaj Real Madridit në të gjitha garat, me trajnerin Koeman që e vendosi një rekord negativ.
Me humbjen e djeshme, Koeman është bërë vetëm trajneri i dytë në histori të La Ligas që humbet tri ‘El Classico’ e para, pas Patrick O’Connell mes 1935 dhe 1940, që ishte gjithashtu me Barcelonën.
Barcelona me këtë humbje poziconohet në pozitën e nëntë me 15 pikë të mbledhura në nëntë xhiro në La Liga.