Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 17 tetor se janë regjistruar dhjetë raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit, numri i rasteve të reja del pas testimit të 2,484 mostrave, përkatësisht 0.40 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 82 persona.

Raste pozitive, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 673. Ndërkaq, të dielën nuk ka të dhëna për numrin e të vaksinuarave kundër koronavirusit.