Departamenti për Punë të Brendshme Radovish në Prokurorinë Themelore Publike në Radovish, ka dorëzuar kallëzim penal kundër 35-vjeçarit SH.SH dhe një personi tjetër për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “blerje votash”

“Më 16 Tetor, zyrtar policor nga Policia e Radovishit në oborrin e SH.SH në Radovish kanë gjetur gyp ujësjellësi rreth 300 m gjatësi, që I ishte dhënë si dhuratë lidhur me zgjedhjet dhe votimet. Pas masave të ndërmarra është konstatuar se para 20 ditëve një person I ka premtuar se do të organizojë mbërritjen e makinerisë për hapjen e kanaleve dhe do të sjellë gyp ujësjellësi në rrugën e tij, kurse SH.SH duhet të organizojë një grup banorësh që më 17 Tetor duhej të votonin për një parti politike”-thuhet ne deklaraten e MPB-se.