Në vazhdën e prezantimit të investimeve të kryetarit aktual të Bërvenicës dhe njëkohësisht kandidat për mandatin e ardhshëm, që u prin bindshëm të gjitha sondazheve, prezantojmë disa nga punët e kryera në vendbanimin Radiovcë. Ky vendbanim tashmë ka rrugë të re, kandillaba, është instaluar kanalizimi atmosferik dhe fekal, ndriçimi publik, janë vendosur shenja të komunikacionit dhe sinjalizim, dhe janë bërë edhe investime të tjera të cilat janë tashmë të prekshme për të gjithë banorët. Prandaj, banorët e Radiovcës do të dinë të vlerësojnë dhe të bashkojnë votën e tyre për Enver Pajazitin duke rrethuar numrin 64, në mënyrë që së bashku të vazhdohen edhe punë të tjera.