Qytetarët në votimet e nesërme para se vendosin gishtin në pajisjen për identifikimin e personit do të duhet ta dezinfektojnë dorën.


Po ashtu pas votimit do të dezinfektohen edhe stilolapsat.

E detyrueshme është mbajtja e maskave në vendvotime si masë për parandalimin e përhapjes së virusit në vendet ku votojnë qytetarët.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, hapësirat shkollore do të duhet të dezinfektohen nga komunat në mënyrë që procesi arsimor të jetë i sigurt.