Qeveria e Suedisë dje ka vendosur mbi strategjinë e re shtatëvjeçare për bashkëpunimin
mbi reformat të Suedisë me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ky bashkëpunim i
vazhduar me shtetet e rajonit do të përforcojë kushtet për një zhvillim demokratik dhe
gjithëpërfshirës. Në kuadër të bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor janë përfshirë
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Me strategjinë e re Suedia do të intensifikojë përpjekjet për të punuar në fushën e të drejtave të
njeriut, demokracisë, sundimit të së drejtës, barazisë gjinore, zhvillimit përfshirës ekonomik si dhe
mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike. Mbështetja e Suedisë gjithashtu do të fokusohet në
ndërtimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse, si dhe në zhvillimin e marrëdhënieve të
gjera dhe afatgjate mes Suedisë dhe vendeve të rajonit.
“Procesi i zhvillimit në kuadër të shteteve fqinje të BE-së është shumë i rëndësishëm për Suedinë dhe për BE-në.
Në interes të Suedisë është të vazhdohet bashkëpunimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor për të dhënë kontribut
për zhvillim demokratik me të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe sundimin e së drejtës si fokus kryesor”,
theksoi Per Olsson Fridh, Ministri i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim. Suedia është një prej
donatorëve më të mëdhenj bilateral në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mbështetja e
Suedisë plotëson punën e BE-së në fushat të cilat janë prioritare për Suedinë. Në përputhje me
strategjinë, Suedia gjithashtu do të vazhdojë të jep kontributin për mbështetje të BE-së për punën
e shteteve me agjendën e reformave dhe për aderimin e tyre në BE. Mbështetja për shoqërinë
qytetare është thelbësore për zhvillim demokratik dhe është gjithashtu e rëndësishme për
mbështetjen e Suedisë për të gjitha vendet në kuadër të strategjisë.
Strategjia për bashkëpunim për reforma është vendosur nga Qeveria e Suedisë megjithatë do të
zbatohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim të Bashkëpunimit (SIDA), Instituti
Suedez, Akademia Folke Bernadotte dhe Konsullata e Përgjithshme e Suedisë në Stamboll.
Mjetet financiare për strategjinë e re për periudhën 2021-2027 janë gjithsej 5.6 miliardë SEK, të
ndarë në 5 miliardë SEK për Ballkanin Perëndimor dhe 0.6 MSEK për Turqinë.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Suedia do të fillojë proces përfshirës për të vërë në
funksion strategjinë e re. Ambasada e Suedisë do të ftojë aktorët kryesor për të marrë pjesë në
këtë proces. Posta elektronike: [email protected]
Vegëza për strategjinë:
https://government.se/4a81c2/globalassets/regeringen/dokument/strategy-reform-
cooperation-western-balkans-and-turkey-2021-27.pdf