Reflektimi i figurës së tij mbetet i gjerë në qytetin e Tetovës, ndërkohë që vetë profili i tij intelektual, por edhe modestia tipike e gërshëtuar me një humanitet që mbetet shenjë dalluese, ashtu siç e njohin shumica, prek në të gjitha shtresat e njerëzve. “Ata që thonë se nuk mund të bëhet, nuk duhet t’i ndërpresin ata që e bëjnë”, kështu shprehet në një paraqitje publike, Bexheti, dhe kjo duket se më së miri e përshkruan optimizimin e tij të përhershëm, përkushtimin e pandërprerë për t’u vënë në ballë të punëve që nis.


Me një përvojë dhe biografi të jashtëzakonshme shkencore, Prof.dr. Sadi Bexheti konkurron edhe njëherë në garën për kryetar të Komunës së Tetovës. Energjik, komunikativ dhe me një thejshtësi tipike, profesor Bexheti tashmë ka afishuar për zgjedhjet e 17 nëntorit synimin e tij për ndryshim të Tetovës, të qytetit, që siç ka theksuar në paraqitjet e tij, i ka dhënë formësimin fillestar dhe të përhershëm shkencor dhe intelektual.

Profesor Bexheti është kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare në këto zgjedhje, por profili i tij publik shkon përtej një partie. Reflektimi i figurës së tij mbetet i gjerë në qytetin e Tetovës, ndërkohë që vetë profili i tij intelektual, por edhe modestia tipike e gërshëtuar me një humanitet që mbetet shenjë dalluese, ashtu siç e njohin shumica, prek në të gjitha shtresat e njerëzve.

” Ata që thonë se nuk mund të bëhet, nuk duhet t’i ndërpresin ata që e bëjnë”, kështu shprehet në një paraqitje publike, Bexheti, dhe kjo duket se më së miri e përshkruan optimizimin e tij të përhershëm, përkushtimin e pandërprerë për t’u vënë në ballë të punëve që nis. Me këtë optimizëm ka përformuar për sa kohë ishte rektor i USHT-së dhe gjatë qeverisjes me komunën e Tetovës gjatë periudhës 2009-2013, në një kontekst politik tepër të komplikuar dhe me shumë pengesa nga të ushtruara nga pushteti qendror i asaj kohe.

Prof. Dr . Sadi Bexheti është i lindur në vitin 1957 në f. Lisec të Tetovës. Shkollën fillore e ka kryer në f.Reçicë të Tetovës në periudhë gjatë vitit 1964-1972. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e Tetovës gjatë periudhës 1972-1976, ndërsa gjatë periudhës 1976-1981 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Më 1985, ai tashmë është magjistër i shkencave nga lëmi i Biologjisë (Biomedicina), Fakulteti i Shkencave Matematiko–Natyrore në Zagreb, ndërsa më 1987 tashmë është doktor i shkencave të mjekësisë nga lëmia e mjekësisë, Universiteti i Zagrebit.

Prof. Dr Sadi Bexheti ka një gamë të gjerë të angazhimeve profesionale. Gjatë punës në Katedrën e Anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, është ngritur në nivelin e arsimtarëve dhe shkencëtarëve të dalluar. Pjesën më të madhe të punës dhe interesimit të vet shkencor e ka përqendruar në hulumtimin e ndërtimit dhe zhvillimit të trurit të njeriut.

Në aspektin pedagogjik, gjatë punës së tij si profesor universitar, ka kontribuar në krijimin e vlerave të reja arsimore të bazuara në përvojën e punës së tij 28-vjeçare, arsimore dhe shkencore në Katedrën e anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe përvojën 9-vjeçare si profesor ordinar.

Në një libër të botuar kohëve të fundit nga Fadil Gashi, në vlerësimin e tij mbi këtë libër, profesori universitar, Qemal Murati, thekson se “profesor Sadi Bexheti edhe profesionin edhe vokacionet e tij do t’i kuptojë si një mision dhe do të sillet në një trekëndësh pune e preokupimi: të profesorit universitar në Prishtinë e në Tetovë, të Rektorit dhe të Prefektit të qytetit të lindjes së tij”. Sipas Muratit, Tetova, Prishtina dhe Zagrebi do të jenë qytetet e ngritjes së tij arsimore dhe akademike. Fakultetit të Mjekësisë do t’i kushtojë 40 vjet punë dhe përkushtim nga jeta e tij. “Do të botojë 6 tekste universitare në fushë të mjekësisë dhe 26 punime shkencore me indeks ndërkombëtar”.

“Prof. dr. Sadi Bexheti është një shembull i veçantë i intelektualit, i njeriut të paepur, i profesorit universitar, i menaxhuesit, mbi të gjitha një personalitet modest e me energji të jashtëzakonshme. Ai me shembullin personal më së miri u flet jo vetëm bashkëkohanikëve, por edhe brezave që vijnë”, thekson në shkrimin e tij profesori universitar, Qemal Murati.

Profesor Bexheti hynë në garën për të parin e Tetovës me një përvojë dhe biografi të jashtëzakonshme, por njëherësh edhe me një modesiti që mbetet shenjë dalluese për të. Ai ka afishuar idenë e transponimit të madh të qytetit, duke ofruar në programin politik zgjidhje kreative për shumë probleme që e preokupojnë qytetin e Tetovës. Fushata e tij parazgjedhore është pozitiviste, duke mos u marrë shumë me të kaluarën, por duke u fokusuar në problemet reale dhe në vizion gjithpërfshirës që e ofron për mandatin e tij të mundshëm të qeverisjes.

Zgjidhja përfundimtare me ujin e pijshëm, gjëgjësisht furnizim i pandërprerë me ujë të pijshëm, ndërtimi i parkingjeve në katër hyrjet e qytetit, modernizimi i ndërmarrjes publike, ambienti i pastër, gasifikim dhe kanalizim për gjithë qytetin, investime në projektet kulturore dhe për të rinjtë, krijimi i qendrave dhe inkubatorëve për të rinjtë dhe përkrahja e bizneseve, janë disa nga angazhimet të afishuara në programin e tij zgjedhor.

“Nëse ka dëshirë, ka gjithmonë një zgjidhje, të gjithë bashkë për Tetovën që meritojmë!”. Kjo është njëra nga motot me të cilat Bexheti identifikohet si kandidat në këto zgjedhje lokale.