Tre të dyshuar në Prishtinë janë arrestuar e pastaj janë liruar për shkak të dyshimit se kanë mundësuar kryerjen e prostitucinit.


Sipas njoftimit bëhet fjalë për një burrë dhe dy gra të cilat kanë kryer veprën “mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.