Kryeminsitri Edi Rama mbrëmjen e sotme është pyetur në emisionin “Zonë e Lirë” nëse pretendon që pas largimit si kryeministër, të bëhet President i Kosovës dhe Shqipërisë, kur dy shtetet të jenë bashkë.


Rama u shpreh se nuk e ka në plan këtë gjë, por ambicia e tij është të ketë një jetë të tretë, larg politikës dhe kësaj përditshmërie të tanishme.

President i Shqipërisë dhe Kosovës?

Rama: Nuk është në planet e mia. Bashkimi Kosovës me Shqipërinë po. Kjo nuk është projekt personal, kjo është aspiratë. Ambicia ime është të kem një jetë të tretë, që të mos ketë lidhje me politikën e përditshme. Do të jetë e lidhur me çfarë mund të bëj si njeri i zgjedhur për të lindur dhe për të jetuar. Jeta ime e parë ishte si një rebel dhe piktor, e dyta është kjo që kam tani, ndaj dua një të tretë.