Predha dyshohet të ketë ardhur nga drejtimi i Serbisë! Policia jep detaje rreth rastit në Jarinje

Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot pasdite, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditur një kontejner i cili shërben për zyrtarët kufitarë të policisë kufitare dhe doganierëve të Republikës së Kosovës.


Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i fshatit Tusnica – Serbi.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë hetimet lidhur me rastin kanë filluar.

Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjendet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem, thuhet në një komunikatë për media.