Pranohet ankesa e ASH-AAA! Rivotim në një vendvotim në Dibër, më pastaj rrethi i dytë?

Pranohet ankesa e ASH-AAA! Rivotim në një vendvotim në Dibër, më pastaj rrethi i dytë?


Gjykata Administrative ka njoftuar se padia e paditësit Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pranohet.

Kontestimi i vendimit të KSHZ-së shkatërrohet dhe vendoset që:

“Ankesa e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Tetova për dëmtim të procedurës për votim dhe grumbullim të rezultateve në Kodin Zgjedhor, pranohet. Prishen rezultat e votimit të listës së kandidatëve dhe këshilltarëve në Komunën e Dibrës për vendvotimin 0543 në zgjedhje lokale 2021″, thuhet në njoftimin e Gjykatës Administrative, transmeton TV21

Me këtë vendim të Gjykatës Administrative vendoset që fillimisht të ketë rivotim në vendvotimin 0543 dhe më pastaj, varësisht rezultatit do të vendoset për shkuarje ose jo në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, pritet prononcimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.