Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale që lidhen me vepra të kryera penale kundër zgjedhjeve dhe votimeve nga Kodi Penal, njofton opinionin se në vazhdimësi është duke I ndjekur ngjarjet që lidhen me procesin zgjedhor.

Deri në këto momente, sic thonë nga Prokuroria Publike, kanë arritur disa raportime për parregullsi eventuale zgjedhore të kryera në rajonin e PTHP-Shkup.

Një Prokuror kujdestar nga Prkuroria E SHKUPIT është I pranishëm në selinë e SPB-Shkup ku bashkë me Shtabin në kuadër të operacionit operativ Zgjedhjet 2021, në kuadër të SPB-Shkup po ndiqen ngjarjet që lidhen me parregullsitë për zgjedhjet lokale.