Milan pret Hellas Verona këtë mbrëmje në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli është në gjendje të llogarisë në një përforcim me peshë në radhët e skuadrës së tij.

Zlatan Ibrahimovic, 40 vjeç, i cili ka luajtur vetëm 30 minuta këtë sezon në kampionar (kundër Lazios, 1 gol, 12 shtator), është sërish në grup.

Suedezi, i dëmtuar në gju dhe më pas në tendinë, mund të luajë disa minuta këtë të shtunë. Gjithashtu, francezi Olivier Giroud është në mesin e lojtarëve të thirrur.