Petre Shilegov: Sot është festë për demokracinë në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot në vendvotimin në lagjen Taftaligje e realizoi të drejtën e votës në zgjedhjet lokale.


“Sot është festë për demokracinë në Maqedoninë e Veriut, festë për demokracinë në Shkup dhe komunat e Shkupit. Së bashku me familjen time e plotësova obligimin tim qytetar dhe votova”, porositi Shilegov, kryetar aktual i Qytetit të Shkupit dhe kandidat i koalicionit “Më e mira për komunën time”.

Ai shtoi se fushata ka kaluar qetë, me dinjitet, në mënyrë evropiane dhe pret të përfundojë ashtu.

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit shtoi se gjatë katër viteve të kaluara është bërë vazhdimësi në zhvillimin e qytetit në një metropolë evropiane dhe qytetarët do ta zgjedhin këtë edhe në këto zgjedhje.