Nga marrëveshja e fundit mes Beogradit edhe Prishtinës në Bruksel më e rëndësishmja është ruajtja e paqes dhe tërheqja e njësive ROSU nga veriu, t cilat un zëvendësuan nga KFOR-i tha drejtori i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovën gjatë bisedës me ambasadorin slloven Damjan Bergant, është kumtuar nga zyra, transmeton “Bota Sot”.


Ai përkujtoi se zgjidhja me tiketa ngjitëse është e përkohshme, deri në gjetjen e zgjidhjes që do prezantohet në dialogun e nivelit të lartë.

Petkoviç tërhoqi vërejtjen se Kurti dëshiron ta paraqes si fillim të epokës “një lloj reciprociteti”, ndonëse është absolutisht e qartë se bëhet fjalë vetëm për përmbushje të marrëveshjeve të arritura.

Ai nënvizoi se raporti mes Beogradit edhe Prishtinës mund të jetë ekskluzivisht asimetrike, sepse Serbia është e vetmja në raportin ndërkombëtar si shtet i pranuar edhe anëtar i plotë i OKB-së.

Petkoviç theksoi se Beogradi është i përcaktuar për dialog, si mjeti i vetëm politik në zgjidhjen e çështjeve të hapura, por edhe i vendosur në kërkesën që marrëveshjet e arritura deri tani të respektohen edhe përmbushen, në harmoni me këtë tema e vetme në dialogun e ardhshëm do të jetë ekskluzivisht Asociacioni i komunave serbe.

Ai u shpreh se ndonëse të gjithë e kanë të qartë se Prishtina i bën obstruksion dialogut dhe përmbushjes së marrëveshjeve të arritura, Beograd në mënyrë të vazhdueshme kërkon përmbushjen e tyre, ku kanë nënshkruar edhe Beogradi edhe Prishtina e BE, ndërsa Asociacioni si përfundon ai është çelës dhe bazë e normalizimit të raporteve.