Përfundon numërimi në Han të Elezit, mposhtet Rufki Suma – ja kush ka fituar pa balotazh

Mehmet Ballazhi, kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit ka fituar pa balotazh garën për këtë komunë duke e mposhtur Rufki Sumën i cili ishte në krye të kësaj komune për disa mandate.


Mehmet Ballazhi i Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar 50.98 përqind të votave, ora 2,485 prej tyre.

Vetëm 415 vota më pak i mori Rufki Suma, por mjaftueshëm që t’ia sigurojë Ballazhit fitoren pa balotazh.

Sherif Berisha i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 6,54 përqind, ose 319 vota.