Gjatë ditës së djeshme dhe të martën janë aplikuar gjithsej 9.307 doza të vaksinës, prej të cilave 1.830 janë aplikuar si dozë e parë, 7.281 rivaksinim, kurse 196 qytetarë e kanë pranuar dozën e tretë.


Përfshirë datën 13 tetor, gjithsej janë vaksinuar 797.214 qytetarë, kurse janë rivaksinuar 756.176 qytetarë, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 982 qytetarë.

“53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% prej popullsisë prej 18 deri 39 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës. Përfshirja me vaksinimin me një dozë te popullsia e rritur është 47%, kurse me dy doza janë vaksinuar 45% të moshës mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% nga tërë popullsia në vendin tonë është e vaksinuar, kurse 35% e popullsisë në shtet kanë pranuar dy doza të vaksinës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton TV21.