Për Ismailin dita e votimit është një ditë e zakonshme.
Ai është farkëtar edhe gjatë ditës së sotme e ka hapur dyqanin që gjendet në çarshinë e Tetovës, se mos ndoshta do të mund të shesë ndonjë koftor, apo të mprehë ndonjë sëpatë, megjithatë në mëngjes doli për të votuar.

Thotë se profesioni i tij është në zhdukje dhe se nuk po mund të gjejë asnjë punëtor, apo siç quhet ndryshe, çirak.
Demiri falënderon fqinjët, që siç thotë, e durojnë duke bërë zhurmë, ndërsa shpreson se mos ndoshta dikush do të dojë që të vazhdojë këtë zanat, që të mos zhduket tërësisht.