Pendarovski: Gjithçka po kalon në atmosferë pozitive

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit zgjedhor në komunat e këtij vendi.


Ai në një deklarim për media tha se zgjedhjet e sotme do të jenë kredibile dhe pret njësoj që të jetë edhe në raundin e dytë më 31 tetor.

Pendarovski: Gjithçka po kalon në atmosferë kryesisht pozitive

“Sipas informacioneve të deritanishme gjithçka po kalon në atmosferë kryesisht pozitive. Shpresoj që deri në fund të procesit zgjedhor të mbetet kështu deri në orën 19:00, pas së cilës duhet të numërohen dhe të publikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale. Secili shtet serioz duhet të mbetet e mobilizuar deri në fund të procesit zgjedhor dhe presim që edhe më 31 tetor, kur mbahet raundi i dytë, ta mbajmë kredibilitetin e procesit zgjedhor”, tha ai.